Telegrafi

Historiani Xhemaili: Ali Ahmeti i pandërgjegjshëm kurse Musa Xhaferi shqiptar pa ndjenja kombëtare (Foto)

Historiani Vebi Xhemaili, njëherit edhe profesor në Universitetin e Tetovës, në profilin e tij zyrtar në Facebook ka shkruar një letër të hapur publike, ku fillimisht i drejtohet kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti se shqiptarët janë të revoltuar për atë se ky i fundit e ka dërguar Musa Xhaferin, sipas Xhemailit, shqiptar pa ndjenja kombëtare, që të flasë në emër të Ahmetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Xhemaili nuk ndalet me kritikat e tij ndaj Musa Xhaferit, ai poashtu e ka kritikuar rëndë Ali Ahmetin, pasi Ahmeti, sipas historianit, kur don të formojë qeveri të re, publikisht deklarohet “se ne jemi për një Platformë të përbashkët gjithëkombëtare’, ndërsa prapa shpinës të votuesve dhe publikut në përgjithësi është nihilist dhe i pandërgjegjshëm.

Pas kritikave ndaj Ahmetit, në shkrimin e Xhemailit, është kritikuar ashpër edhe Nikolla Gruevski, duke e quajtur nacional-shovinist. Për më shumë në vijim e keni postimin e plotë të historianit Vebi Xhemaili. /Telegrafi/