Telegrafi

Historianët e Deçanit: Sulmi ndaj xhamisë së Novobërdës, sulm ndaj tolerancës fetare në Kosovë

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, dënon ashpër sulmin ndaj objektit të Xhamisë në Novobërdë që është bërë sot në orët e pasdites.

“Ky sulm në këtë ditë të festës për besimtare kristianë ndaj objektit të xhamisë është sulm ndaj vlerave të tolerancës që ka ndërtuar shoqëria e Kosovës. Po ashtu ky sulm është sulm edhe kundër harmonisë dhe respektit të ndërsjellët ndër komunitetet e ndryshme fetare në Kosovë”, thuhet në reagim.

Lexo po ashtu Serbi demolon, shkollën, xhaminë, ambulancën dhe disa shtëpi në Novobërdë (Foto)

Në këtë drejtim Lidhja e Historianëve të Kosovës i bën thirrje të gjitha subjekteve fetare që të kontribuojnë në ruajtjen e tolerancës nder fetare në Kosovë sepse kjo është vlerë e rralla e popullit tonë e posaçërisht e shqiptarëve të Kosovës.

“Po ashtu ky sulm nga një qytetare serb ndaj objektit të xhamisë është edhe një dëshmi për të prishur bashkëjetese e komuniteteve fetare në Kosovë. Sulmet e tilla duhet të jetë të lokalizuara dhe të dënuara nga gjithë akteret e shoqërisë sonë. I bëjmë thirrje edhe përfaqësuese serb si ata fetare dhe politik që të dënojnë këtë akte sepse po të ndodhte ndonjë sulm ndaj objekte sakrale serbe atëherë kishte reaguar edhe KS i OKB-së”, thuhet më tej në reagim. /Telegrafi/