Qëndrim Zyba ishte mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Ish-lojtari i Ballkanit ka rrëfyer shumë gjëra interesante dhe të padëgjuara më parë.
Ndër to, ai ka zbuluar edhe historinë rrëqethëse me djaloshin e verbër kur kishte nënshkruar me klubin nga Suhareka.
“Në kontratë e kamë shkruar (me Ballkanin) aq sa i kam kërkuar edhe në takime, pasi aty ishim me babain, menaxherin dhe presidentin (Arsim Kabashi)”, ka zbuluar fillimisht Zyba.
“Pasi e përfundova, presidenti më tha se: ‘Dua vetëm të të tregoj diçka, pastaj është në dorën tuaj se çfarë bën’”.
“Ai vazhdoi dhe më tha: ‘Kemi qenë me Halil Kastratin (humanistin e madh shqiptar) në Itali dhe një djalë, që është i verbër, ka kërkuar që ëndrra t’i plotësohet”, vazhdon rrëfimin e tij ylli aktual i Slovan Liberec.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Zyba i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, por kësaj here shkaku i fushatës zgjedhore, emisioni do të shfaqet të martën e javës së ardhshme (14 janar), ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/