Në një fotografi të vjetër të sajën, në një festë ditëlindjeve tipike kosovare me tortë e kanaqe coca-cola, 10 vjeçarja Rita Ora po i buzëqeshte kamerës.
E ulur në një ëmbëltore modeste të Prishtinës, Rita Ora dhe Motra e saj Elena, janë takuar për të fundit herë me kushërirat e tyre, të cilat jetojnë në Kosovë.
Gazeta e famshme britanike, Daily Mail, rrëfen historinë e Rita Orës përmes historisë së Kosovës.
“Përderisa Rita Ora që është bërë qendra e vëmendjes së showbizit botëror me thashethemet se ajo ka pasur një lidhje romantike me reperin amerikan Jay Z dhe motra e saj Elena drejtojnë një biznes multimilionësh, dy kushërirat e saj Dorotea Sahatçiu dhe motra e saj Donjeta, ende jetojnë në territorin fragjil dhe ballafaqohen me politikat e egra të Ballkanit”.
Mirëpo përderisa vitet kalojnë, Dorotea edhe pse dikur festonte ditëlindjen në një tavolinë me Ritën, e kishte të pamundur që t’i fliste kushërirës së saj tani anëtare e jurisë në X-Factor. Ishte sigurimi i Ritës, që nuk e la Dorotean t’i afrohej kushërirës së saj.
Mirëpo, pavarësisht distancës ajo ndjehet shumë krenare për kushërirën e saj të famshme, dhe ndanë momente nga biseda e tyre e fundit.
“Dikur ajo nuk ishte kaq e famshme. Jemi takuar edhe njëherë pas luftës. Rita dhe familja e saj po jetonin në Londër. Më pëlqente shumë të rrija me të”, ka thënë Dorotea, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.