Telegrafi

“Historia që harrohet përsëritet”, Capital T përkujton 22 vjetorin e masakrës së Reçakut

Capital T Foto: Instagram/truekapo

Janë bërë tashmë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.

Në mesin e shumë figurave publike që përkujtuan masakrën, ishte edhe reperi i njohur, Capital T.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka ndarë një fotografi, ndërsa kujtoi viktimat.

Foto: Instastory

“Mos e harroni Reçakun. Historia që harrohet përsëritet”, ka shkruar ai në mbishkrim.

Ndërkaq, theksojmë se më 15 Janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.

Masakër e tillë u dëshmua edhe nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe. /Telegrafi/