Jon Tarifa ka publikuar projektin e tij më të ri.
“Never give up”, titullohet kënga më e re e këngëtarit shqiptar që po arrin sukses në Holandë, të cilën e solli në bashkëpunim me J.Ortell dhe Evita Tjon A Ten, transmeton Telegrafi.
Ky projekt i është dedikuar një djaloshi 2-vjeçar nga Holanda, të quajtur Riley-Jay Petronilia, që vuan nga një sëmundje e rëndë dhe të ardhurat e mbledhura nga shkarkimi do t’i dhurohen atij për përballimin e shpenzimeve.
Fansat e artistëve e kanë mirëpritur kauzën që është ngritur duke dhënë edhe mbështetjën e tyre./Telegrafi/