Pothuajse të gjithë ne kemi dëgjuar për Albert Einstein dhe Isaac Newtonin, dy gjenitë që edhe sot e kësaj dite përmenden dhe analizohen formulat e tyre në profile të ndryshme të shkencës.
Mirëpo pak është shkruar për njeriun me IQ-në më të lartë (niveli i inteligjencës), William James Sidis i cili kishte pothuajse dyfishin e inteligjencës së dy personave të lartëcekur, transmeton Telegrafi.
Si 18-muajsh lexonte gazetën amerikane New York Times, ndërsa si 8-vjeçar kishte aftësi të jashtëzakonshme madje fliste tetë gjuhë të huaja, e inteligjencën e kishte të trashëguar nga prindërit që gjithashtu ishin gjeni. Babai i tij ishte psikolog i diplomuar në Harvard.
Pasioni i madh për gjuhët e huaja e shtyri Williamsin të “krijoj” gjuhën e tij që njihet si “Vendergood”. Ajo çfarë ua tërhoqi më shumë vëmendjen shkencëtarëve, ishte fakti se u bë personi më i ri në moshë (11-vjeçar) që u pranua në Universitetin e Harvardit.
Edhe pse shumë i ri në moshë filloi t’ju mbajë ligjërata profesorëve tjerë dhe për këtë edhe fitoi nofkën e “fëmijës së jashtëzakonshëm”. /Telegrafi/