Telegrafi

“Historia interesante” – Ruben Neves zbulon se ndoqi lindjen e fëmijës së tij në ‘FaceTime’

Mesfushori i Wolverhampton Wanderers, Ruben Neves, ka zbuluar se ka parë lindjen e fëmijës së tij në rrjetin social ‘FaceTime’ gjatë fundjavës.

Gjithçka ndodhi pas humbjes së klubit të tij 1-0 kundër Crystal Palace të shtunën, ku një gol i Eberechi Eze vulosi të tre pikët për njerëzit e Roy Hodgson.

23-vjeçari ka zbuluar se ishte duke u kthyer nga Londra kur mori një telefonatë nga gruaja e tij, Debora, e cila po lindte fëmijën e tyre të tretë në Portugali.

 

Neves nuk mund të merrte pjesë në lindje për shkak të pandemisë së coronavirusit dhe kufizimeve të saj të dukshme, kështu që ai e pa momentin emocional nga telefoni i tij.

“Po, unë e pashë lindjen e fëmijës në telefonin tim kur po ktheheshim nga Crystal Palace”, ka thënë fillimisht Neves për WolvesTV pas fitores së klubit 2-1.

“Nuk është e lehtë të jesh i sinqertë, është vërtet e vështirë. Është vërtet e vështirë të mos jem atje për një moment të mahnitshëm për familjen time”.

“Sigurisht që unë doja të isha atje, por kjo është bota në të cilën jetojmë në këtë moment. Kështu që ne duhet të mësohemi”.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të zgjidhur gjërat sepse jemi në probleme të mëdha”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/