Telegrafi

Historia e vërtetë e dashurisë mes Messit dhe Antonellas

Si lindi dashuria mes Leo Messit dhe Antonella Roccuzzo? Pse lojtari më i mirë në botë ka zgjedhur një vajzë nga lagjia e tij, vajzën e pronarit të një supermarketi?

E gjitha ka filluar në vitin 1996, kur Messi dhe Lucas Scaglia, kushëri i Antonella dhe bashkëlojtar në nivelet më të ulëta të Newell, bashkë me bashkëshorten aktuale të yllit argjentinas, filluan të shoqërohen shumë në Rosario.

Leo, asokohe ishte vetëm nëntë vjeç, por ndjeu dashuri për të bijën e pronarit të zinxhirit të supermarketeve në Rosario. Megjithatë, ata që e njohin, nuk harrojnë se, qysh i vogël, Leo shkroi disa letra, në të cilat njoftonte se një ditë Antonella do të jetë e dashura e tij.

Lexo po ashtu Berberi shpjegon “look”-un e ri të Messit

Ky fakt nuk ishte zbuluar derisa Messi mbushi 21 vjeç dhe zyrtarizoi marrëdhënien me Antonella. Ai ishte i ftuar në programin “Hat Trick Barça”, në televizionin katalanas (TV3). Në janar të vitit 2009, Messi formalizoi marrëdhëniet e tij me Antonella Roccuzzo, pa e përmendur atë.

Drejtuesit e emisionit televiziv e pyetën “A ke një të dashur?”. Dhe Leo Messi u përgjigj: “Po, e kam një të dashur, por është në Argjentinë. Në të vërtetë jam shumë mirë në këtë drejtim, jam i qetë.” Që nga ajo kohë, Antonella Roccuzzo, e cila gjithmonë ka mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me Leon, ishte e lidhur tashmë me jetën e Messit, transmeton Telesport.al.

Ai moment shërbeu që të dy ta forconin marrëdhënien, por zgjodhën ta mbajnë gjithçka private. Messi u kthye në Barcelonë, ndërsa Antonella filloi të studiojë për stomatologji në Universitetin Kombëtar të Rosarios, duke ia lënë në dorë dashurinë e tyre komunikimit social.

Antonella e ka pranuar publikisht marrëdhënien e saj me Messin më 20 korrik 2007. Megjithatë, konfirmimin se marrëdhënia e tyre është themeluar tashmë, e ka dhënë para “World Cup 2010”, kur Roccuzzo udhëtoi për herë të parë në Barcelonë dhe u vendos në shtëpinë e Leo Messit.

Lexo po ashtu Edhe Messi me biznes, shikoni restorantin e hapur sot prej futbollistit (Foto)

Më 2 qershor 2012, në një festë të Leo Messit, i cili sapo kishte ndryshuar pamjen (look-un) e tij, me Argjentinën, pas një goli në Ekuador, ylli argjentinas i Barcelonës dha një mesazh me “zë të lartë”.

Antonella ishte shtatzënë me Thiagon, birin e parë të tyre, i lindur më 2 nëntor 2012. Pastaj Messi, në sezonin 2014-2015, ka konfirmuar nëpërmjet rrjeteve sociale se Antonella është duke pritur fëmijën e dytë të çiftit, Mateu, i lindur më 11 shtator 2015.

Pra, sikurse shihet, jeta e Messit dhe Antonella Roccuzzo është e destinuar të jetë një histori e madhe dashurie. Leo gjithmonë e dinte se e donte atë dhe ajo e kishte pritur me një durim të mjaftueshëm.