Site icon Telegrafi

Historia e trishtë e Sylvester Stallone

Sylvester Stallone është një nga emrat më të mëdhenj të filmav amerikan.

Por nëse kthehemi prapa për të parë historinë e tij, ajo është nga më të trishtat në Hollywood.

Stallone ka qëndruar me javë të tëra poshtë një ure në New York duke shitur gjithçka që kishte për të mbijetuar.

Madje atij i’u dasht të shiste edhe qenin e tij për 25$, pasi nuk kishte ushqim për të.

Një ndeshje boksi mes Mohammed Ali dhe Chuck Wepner ishte ajo që i dha frymëzimin për të shkruar filmin Rocky.

Ai shkroi skenarin për 20 orë dhe u përpoq ta shiste duke marrë një ofertë të majme prej 125.000$, por me një kusht… Stallone kërkonte që të ishte edhe vetë pjesë e filmit, gjë që u refuzua në menyrë kategorike, pasi ishte askushi.

Jave me vonë studio e prodhimit i ofroi dyfishin e parave por Stallone sërish nuk pranoi duke i thënë se ishte vetëm ai që mund ta luante këtë film. Atehere studio i ofroi vetem 34.000$ dhe pranuan që ai të ishte pjesë e filmit.

Pasi mori paratë ai qëndroi tri ditë në vendin ku e kishte shitur qenin, pasi donte ta blinte sërish, dhe kur i zoti i ri u shfaq me qenin, u shpreh se nuk e shiste më.

Atëherë Stallone nga 25$ që e kishte shitur, i ofroi gjysmat e skenarit të filmit Rocky, pra 17.000$, vetëm që qeni të ishte sërish i tij.

Exit mobile version