Telegrafi

Historia e tmerrshme e N’Golo Kantes, i kërcënuar me armë – por francezi nuk e thotë asnjë fjalë

Gjithmonë shumë i buzëqeshur, shumë i matur dhe shumë i dashur, por N’Golo Kante fsheh gjithashtu histori të errëta.

France Football i kushtoi një hulumtim të gjatë problemeve ekstrasportive të lojtarit, duke iu rikthyer veçanërisht një episodi grabitjeje me armë zjarri.

Ndërsa mesfushori po largohej nga një restorant në Hauts-de-Seine në vitin 2017, ai u “ftua” të hipte në një automjet me xhama të errët.

Lexo po ashtu Lista me yjet që u skadojnë kontratat në vitin 2023 – janë plotë 40 lojtarë në pyetje

Njëri nga agresorët, sipas burimit të mediumit francez, i kishte thënë Kantes: “Agjentin tënd, ose e lëre, ose e qëllojmë ne”.

“Grabitësi ishte jashtë restorantit, e futi në një makinë dhe i vuri një armë në gju”.

I pyetur për këtë, N’Golo Kante nuk ka dashur të përgjigjet – duke e lënë ngjarjen të rrethuar mes shumë pyetjeve.

“Asgjë nuk ka ndodhur gjatë kësaj kohe dhe nuk kam asgjë për të shtuar. Jam mjaft i mbyllur sa i përket jetës sime dhe i fokusuar te Chelsea, ku jam shumë i lumtur, me dëshirën për t’u rikthyer në fushë”.

“Jam duke u ngritur pak nga pak”, deklaroi lojtari i Bluve, i cili nuk ka luajtur që nga gushti i vitit 2022 për shkak të një lëndimi. /Telegrafi/