Site icon Telegrafi

Historia e Skënderbeut, shpejt dhe në gjuhën kineze

Konferenca Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, kohës që jetoi dhe gjurmëve që la pas, po jep një kontribut me vlerë në fushën e albanologjisë, me anë të ligjëratave nga studiues nga vende të ndryshme të botës.

Një nga prurjet interesante dhe me vlerë të madhe për studiuesit në fushën e albanologjisë, është puna e profesoreshës Ke Jing e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit e cila merret me gjuhën shqipe dhe historinë shqiptare, duke u mësuar studentëve atje edhe mbi heroin tonë kombëtar, Skënderbeun.

“Kemi planifikuar që sivjet të botojmë ”Historinë e Skënderbeut” dhe që shpresoj të dalë sa më shpejt në botim”, tha profesoresha që ka marrë Medaljen e Mirënjohjes nga kryeministri Edi Rama, për kontributin e saj në albanologji. /ata/

Exit mobile version