Televizioni amerikan CNN ka publikuar në kanalin zyrtar në YouTube, videon e shkurtër ku brenda dy minutave shfaqet historia e Rripit të Gazës, enklavës palestineze nga e cila ekstremistët e Hamasit të shtunën kryen sulmin vdekjeprurës mbi Izraelin.
CNN raporton se kjo video zbulon se pse kjo pjesë e vogël e tokës përgjatë Detit Mesdhe, ka kaluar nëpër kaq shumë konflikte dhe trazira politike që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.
Në fillim të videos thuhet se Rripi i Gazës është 40 kilometra i gjatë dhe pak mbi 11 kilometra i gjerë.
E pavarësisht që është i vogël, është një prej copave të tokës nëpër të cilën janë zhvilluar më së shumti luftëra në histori.
Thuhet se ka qenë një bastion i egjiptianëve, një qytet mbretëror i filistinëve dhe vendi ku vdiq heroi hebre Samson.
Thuhet se në Rripin e Gazës është derdhur shumë gjak që nga kohërat e lashta. /Telegrafi/