Në Shkodër ndodhet një prej muzeve më të vizituar në Shqipëri.
Në këtë muze mund të shihni rrëfimin e familjes Marubi dhe veprat e tyre në artin e fotografisë.
Pietro Marubi, i njohur ndër shqiptarët si Pjetër, është italiani i cili hapi studion e parë të fotografisë në Shqipëri. Ai angazhon si ndihmës djemtë e Rrok Kodhelit, Matin dhe Mikelin. Meqë nuk kishte fëmijë, Pietro ia la studion Mikelit, i njohur më shumë si Keli. Pas Kelit, studion do ta trashëgojë Gegë Marubi e më 1952 do të bëhet pjesë e Kooperativës së Artizanatit. /Klan Kosova/