Telegrafi

Historia e motrave binjake nga Eritrea, ikën nga lufta civile dhe mbetën të shurdhra në moshën 7-vjeçare – sot janë të suksesshme në industrinë e modës (Foto)

Motrat binjake që mbetën të shurdhra kur ishin 7-vjeçare, kanë zbuluar sekretin e lumturisë derisa këto ditë po marrin pjesë ne kampanjën e re të modës.

Motrat Hermon dhe Heroda Berhane, 36-vjeçe me profesion modele dhe që jetojnë dhe veprojnë në Londër, janë duke marrë pjesë në projektin River Island’s #LoveFromMe, që ka për qëllim rritjen e vetëdijesimit  me qëllim që secili person ta do veten, transmeton Telegrafi.

Binjaket, familja e të cilave kishte ikur nga lufta civile në Eritrea gjatë viteve të 80-ta, janë duke marrë pjesë në kampanjën përkrah personave tjerë që janë duke u anashkaluar nga shoqëria për shkak të problemeve që i kanë qoftë fizike apo shëndetësore.

Motrat binjake që kanë lindur në Eritrea, filluan të merren me modë dhe të hapin blogun e tyre “Being_Her” në vitin 2015, me të vetmin qëllim – t’i mësojnë të tjerët ta duan lëkurën e tyre.

Duke folur për mungesën e diversitetit në industrinë e modës, binjaket thanë: “Filluam me ‘Being Her’ që të sigurohemi që zëri ynë të ketë një platformë. Dëshironim ta shpërndajmë me audiencën barrierat nëpër të cilat kalojmë çdo ditë”.

“Duam të inkurajojmë dhe inspirojmë ndjekësit tanë që të besojnë në veten. Ka shumë keqkuptime tek personat me nevoja të veçanta dhe pak fokusohen njerëzit në talentet dhe aftësitë e tyre. Të jesh i shurdhër mund të jetë e vështirë, por të jesh i frikësuar është një barrierë e vërtetë. Na pëlqen ta përdorim diversitetin tonë (të shurdhra dhe me ngjyrë) për të thyer barrierat”, kanë shtuar ato. /Telegrafi/