Site icon Telegrafi

Historia e krijuar në BBVA me Dean dhe Nitën, Shpati: Këtu nuk ka asnjë trekëndësh

Prej disa ditësh në Big Brother VIP Albania është diskutuar marrëdhënia e Shpatit me Deamishelin dhe Nita Latifin.

Kjo e fundit pati disa debate me prezantuesin, ndërkohë që nuk e kishte shpëtuar nga zinxhiri i nominimeve.

Kjo situatë u diskutua edhe në spektaklin e natës së sotme (e shtunë), ku thuhet se në këtë mes nuk ka asnjë trekëndësh.

“E ndjej me afër sepse e njoh ndaj u habita. Për xhelozinë nuk e kisha në aspëktin që poo afrohem me Dean. Unë me Dean e këmi pasur një prank. Këtu nuk qëndron asnjë trekëndësh. Po të ishte diçka e kisha thënë”, tha Shpati për Nitën.

Lexo po ashtu Olta Gixhari kërkon falje publike gjatë spektaklit pasi akuzoi produksionin për manipulim

Këngëtarja nga Kosova nga ana tjetër shtoi: “Që prej momentit që ka hyrë, raporti jonë ka qënë shumë i afërt. Ai ka njxjerrë një pjesë të humorit tim brenda shtëpisë. Njeri tjetrit i shërbejmë për mirë. Unë nuk kam pëlqim për të. Thjesht është një person që më nxjerr anën time të mirë. Ai nisi të konfuzojë banorët. I kam thënë atij që nuk kam qejf të dal e përfshirë në këtë trekëndësh. Kam reaguar në këtë formë duke mos e zgjedh në zinxhirë”.

Dea ndërkohë theksoi: “Nuk e dija që banorët e rinj mund të zgjidheshin, kam qënë afër me Maestron këtë javë sepse ka qënë i mërzitur ndaj zgjodha atë. Nuk ka një trekëndësh dashurie. Nuk e marr kaq seriozisht.Këtu brenda komentohet çdo gjë. Në bëmë një prank sikur u puthëm por kjo nuk ishte e vërtetë”.

Për disa banorë është parë sikur Dea e ka shfrytëzuar Shpatin për interesat e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version