Site icon Telegrafi

Historia e jashtëzakonshme e tri ditëve të para të Salah te Baseli – Menduan se kanë transferuar ‘vëllanë e tij binjak’, por pastaj mbeten të befasuar nga ai

Epoka e Mohamed Salahut në Basel filloi tmerrësisht keq, pasi trajnerët pranuan që në seancën e tij të parë stërvitore kishin pyetur klubin nëse e kanë blerë lojtarin e duhur.

Skuadra zvicerane rrëmbeu yllin e Liverpoolit nga El Mokawloon në vitin 2012 dhe shpejt e kuptoi se fillimisht e kishte të vështirë të adaptohej me kërkesat e ekipit të ri.

Heiko Vogel, i cili në atë kohë ishte menaxher i Baselit, ishte i shokuar nga paraqitja e tmerrshme e superyllit egjiptian në stërvitje dhe mendoi se ai kishte një “vëlla binjak”.

Lexo po ashtu Ish-trajneri i Baselit, Vogel: Xhaka ishte më mbresëlënës se Salah e Shaqiri te klubi zviceran

“Gegge [Heitz] dhe unë i thamë: ‘Dëgjo, thjesht stërvitu si të duash – ne kemi marrë tashmë vendimin tonë sidoqoftë”, ka thënë fillimisht ai për Goal.

“Pastaj ai stërviti ditën e parë; të gjithë vëzhguan seancën dhe ne pyesnim nëse mund të kishte një vëlla binjak!”.

“Dita e dytë ishte pak më e mirë, por jo e mirë. Gegge dhe unë kishim qenë duke folur për gjërat më të vogla, duke thënë gjëra si: ‘a e shihni si pason?”.

Vogel pranoi se kur erdhi dita e tretë e stërvitjes, anësori egjiptian “shkatërroi gjithçka” dhe “ai ishte me të vërtetë i pandalshëm”.

“Dy ditët e para ai nuk ishte nervoz. Ai ishte i sigurt, por u zhyt në një botë të re. Ai duhej ta përvetësonte veten në kuptimin më të vërtetë të fjalës. Ai erdhi te ne nga një vend i nxehtë si Afrika e Veriut”.

“Është gjithmonë e vështirë kur futesh në një mjedis ku nuk e kupton vërtet gjuhën. Por, unë kam parë rrallë herë një paraqitje kaq mbizotëruese në ndeshjet me nga pesë [në ditën e tretë]. Ishte absolutisht e jashtëzakonshme”.

“Ai ishte shumë i shkathët, shumë eksploziv”.

“Nëse ai e kishte topin në këmbën e tij të majtë, ai ishte një gol. Por, Momo gjithmonë kishte një sy edhe për shokët e tij të skuadrës”.

Goli i parë i Salah me Baselin

“Pas kësaj paraqitjeje, të gjithë e dinin pse ne donim të nënshkruanim me atë”, përfundoi ish-trajneri i Baselit.

Salah do të linte Baselin në vitin 2014 për Chelsean, ku nuk pati hapësira në Stamford Bridge para se të transferohej te Fiorentina dhe pastaj te Roma më 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version