Telegrafi

Historia e ish-të burgosurit politik, Remzi Balokut: Dashurinë për atdheun e gjeta në sakrificat e gjyshit dhe xhaxhait tim (Video)

Frymëzimi në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi dhe ideali për bashkim kombëtar nuk ishin të panjohura për kryetarin e ish – Organizatës për Bashkimin e Trojeve Shqiptare (OBTSH), Remzi Baloku.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka theksuar se fillimisht gjyshi i tij, Bajram Baloku dhe më pas xhaxhai, Osmon Baloku, ishte përndjekur dhe burgosur nga pushteti jugosllav për të njëjtat arsye sikurse Remziu.

Baloku ka treguar se ndjenja atdhetare ishte kultivuar në familjen e tij, duke shtuar se qysh në adoleshencë ai ishte bërë pjesë e Nacionalçlirimtare Demokratike Shqiptare (NDSH).

Ai i kishte bërë ballë presionit dhe torturave të pushtetit jugosllav, për arsye të veprimtarisë së tij në OBTSH dhe mbajtjes së fshehtë të strukturës organizative të kësaj organizate.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë të Remzi Balokut./Telegrafi/