Site icon Telegrafi

Historia e dueleve Shqipëri-Spanjë, përpjekjet për manipulime dhe a do ta thyejnë kuqezinjtë ‘tabunë’ ndaj iberikëve

Sonte (e diel), në “Loro Boriçi”, Shqipëria dhe Spanja do të zhvillojnë ndeshjen e gjashtë në historinë e sfidave mes tyre. Pesë ndeshjet e para janë zhvilluar në periudhën 1986-1993 dhe të gjitha kanë përfunduar me fitoret e iberikëve.

Përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave ka qenë ajo e 22 shtatorit të vitit 1993, një sfidë kjo që rezulton se është tentuar të manipulohet.

Lexo po ashtu De Biasi: Do provojmë një rezultat pozitiv, por do jemi të detyruar të mbrohemi

Në atë kohë, një ndërmjetës spanjoll që fluturoi me aeroplan së bashku me skuadrën përfaqësuese, i ofroi Federatës Spanjolle të Futbollit mundësinë për ta manipuluar këtë përballje, një teori kjo që është mohuar nga Anhel Maria Vijar, transmeton Top Channel. Sfida përfundoi 5-1 për skuadrën e Spanjës që në atë kohë drejtohej nga Javier Clemente. (Het-trik realizoi Salinas, kurse nga një gol Toni dhe Caminero për Spanjën, ndërkohë që për kuqezinjtë golin e vetëm e shënoi Sokol Kushta).

Historia e përballjeve mes kombëtares shqiptare dhe Spanjës nisi në vitin 1986 me sfidën e eliminatoreve të Euro 1988. Ndeshja e parë përfundoi 2-1 për skuadrën e Spanjës. Sfida e kthimit u luajt në Sevilla me iberikët që fituan thellë 5-0.

Lexo po ashtu Shqipëria ndryshon formacionin ndaj Spanjës

Tre vite më pas, në 1991 Kombëtarja shqiptare dhe Spanja panë që t’u kryqëzoheshin sërish rrugët. Përballja ishte për eliminatoret e Evropianit 1992 dhe sfida e parë u luajt në Sevilla, ku kombëtarja shqiptare shënoi humbjen më të thellë në përballjet ndaj iberikëve, 9-0.

Në 22 prill të viti 1992, Spanja shënoi një tjetër sukses ndaj kombëtares sonë, por këtë radhë me rezultatin 3-0.

Sfida e të dielës padyshim ka një tjetër histori. Për herë të parë këto dy skuadra do të luajnë në një qytet që nuk është Tirana, e për më tepër, përballë janë skuadra që kanë qenë protagoniste të Evropianit të Francës së këtij viti, që tregon hapat e mëdhenj që ka bërë futbolli shqiptar në vite.

Exit mobile version