Site icon Telegrafi

Historia e djaloshit që u ble për 35 topa dhe po shkëlqen në Euro 2016 (Foto/Video)

U habitën të gjithë kur Bayern Munich pagoi para pak javësh 35 milionë euro për ta blerë nga Benfica, Renato Sanchesin.

Mesfushori 18-vjeçar luajti kundër Polonisë ndeshjen e parë si titullar në Euro 2016 dhe menjëherë ka thyer dy rekorde.

I pari është se duke luajtur kundër Polonisë u bë portugezi më i ri në histori që luan titullar në një turne madhor, rekord që mbahej nga Cristiano Ronaldo.

Rekordi i dytë lidhet me golin e shënuar prej tij, sepse do të thotë se Renato Sanches është shënuesi më i ri në historinë e Kampionateve Evropiane, pas fazës së grupeve.

Ai u shpall po asht ‘Lojtari i ndeshjes’ nga Uefa.com kundër Polonisë.

Por mënyra se si ai kaloi te Benfica ishte një histori në vete. Thuhet se Benfica e ka siguruar duke i dhuruar 25 topa skuadrës së Aguias Musgueira, klub i vogël i Lisbonës, që mbledh fëmijët e rrugës.

Por e vërteta, e zbuluar kohët e fundit nga një prej drejtuesve të klubit të vogël, është se Renato Sanches është paguar vetëm 750 euro.

Tani është e qartë që Aguias të kërkojë një lloj dëmshpërblimi, por kjo është një histori tjetër.

Me pak fjalë, nga 750 eurot plus 25 topa te 35 milionë eurot e paguar nga Bayern.

Një shifër që, dihet, mund të shkojë deri në 80 milionë euro për shkak të bonuseve të ndryshëm që janë përfshirë në kontratë.

Janë të shumtë ata që shikojnë tek ai një përzierje të Seedorf dhe Davids: ndoshta është modeli i flokëve, por sigurisht kemi të bëjmë me një lojtar që, pavarësisht moshës së re, bën diferencën në mesin e fushës. /Telegrafi/

Exit mobile version