Telegrafi

Historia e dashurisë së Adelës dhe Bjordit (Foto/Video)

Adelajda Xhamani dhe Bjordi Mezini ishin çifti  simpatik i “Big Brother Albania 2” që asokohe theu tabutë.

Bukuroshja qe fitoi simpatinë e njerëzve me ëmbëlsinë e saj, vazhdoi lidhjen me Bjordin edhe për pak vite pas daljes nga shtëpia e shout televiziv.

Ata u bënë jo vetëm një çift i konsoliduar, por bënë që edhe më skeptikët të besonin në dashurinë e tyre. Shfaqja e tyre e fundit së bashku, ishte kur filloi “Big Brother 5”.

Pas kësaj, Bjordi u largua për në Itali, ndërsa Adela vazhdoi me planet dhe projektet e saj në media në Tiranë, ishte pikërisht koha kur dyshja ndanë rrugët e tyre përfundimisht, transmeton Albeu.

Kujtojmë që edhe pse nuk arriti të fitonte çmimin e madh të edicionit të dytë të Big Brother”, Adela u konsiderua si ‘fituesja morale’ e edicionit duke thyer tabu të asaj kohe.

Gazetarja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother 2”, Adela Xhamiani ka ndërruar jetë mëngjesin e të dielës pas një ataku kardiak.

Njoftimi i policisë

Adela ndërroi jetë mëngjesin e të dielës (Instagram)

Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasja Adelajda Xhamani, 31 vjeçe, e cila jetonte vetëm.

Nuk ka shenja dhune. Shtetasja e mësipërme vuante nga epilepsia.
Pritet vendimi i mjekut ligjor.

Lexo po ashtu Kontradikta rreth arsyes së vdekjes së Adelës: Policia thotë se vuante nga epilepsia, autopsia të kundërtën (Foto)

Kush ishte Adela Xhamani

Pas përfundimit të Big Brother, Adela iu përkushtua gazetarisë (Instagram)

Adelajda ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në qytet.

Xhamani ka qenë pjesë e “Big Brother Albania 2” duke qenë një ndër figurat më të pëlqyera nga publiku në atë kohë.

Ajo ka qenë kryeredaktore e shtojcës BluetoothGazetën Shqiptare, si dhe kryeredaktore e Revistës Who.

Në nëntor do të niste një emision të ri televiziv (Instagram)

Me profesion gazetare, Adela pritej të niste emisionin e saj të ri më 15 nëntor në Fax News.

Për më shumë, ajo e ka provuar veten edhe si këngëtare duke qenë pjesëmarrëse në Kënga Magjike.