Adelajda Xhamani dhe Bjordi Mezini ishin çifti simpatik i “Big Brother Albania 2” që asokohe theu tabutë.
Bukuroshja qe fitoi simpatinë e njerëzve me ëmbëlsinë e saj, vazhdoi lidhjen me Bjordin edhe për pak vite pas daljes nga shtëpia e shout televiziv.
Ata u bënë jo vetëm një çift i konsoliduar, por bënë që edhe më skeptikët të besonin në dashurinë e tyre. Shfaqja e tyre e fundit së bashku, ishte kur filloi “Big Brother 5”.
https://www.youtube.com/watch?v=vvm37zxVNeY
Pas kësaj, Bjordi u largua për në Itali, ndërsa Adela vazhdoi me planet dhe projektet e saj në media në Tiranë, ishte pikërisht koha kur dyshja ndanë rrugët e tyre përfundimisht, transmeton Albeu.
Kujtojmë që edhe pse nuk arriti të fitonte çmimin e madh të edicionit të dytë të Big Brother”, Adela u konsiderua si ‘fituesja morale’ e edicionit duke thyer tabu të asaj kohe.
https://www.youtube.com/watch?v=lnKQg4EdWSA
Gazetarja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother 2”, Adela Xhamiani ka ndërruar jetë mëngjesin e të dielës pas një ataku kardiak.
Njoftimi i policisë
Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasja Adelajda Xhamani, 31 vjeçe, e cila jetonte vetëm.
Nuk ka shenja dhune. Shtetasja e mësipërme vuante nga epilepsia.
Pritet vendimi i mjekut ligjor.
Kush ishte Adela Xhamani
Adelajda ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në qytet.
Xhamani ka qenë pjesë e “Big Brother Albania 2” duke qenë një ndër figurat më të pëlqyera nga publiku në atë kohë.
Ajo ka qenë kryeredaktore e shtojcës Bluetooth në Gazetën Shqiptare, si dhe kryeredaktore e Revistës Who.
Me profesion gazetare, Adela pritej të niste emisionin e saj të ri më 15 nëntor në Fax News.
Për më shumë, ajo e ka provuar veten edhe si këngëtare duke qenë pjesëmarrëse në Kënga Magjike.