Site icon Telegrafi

Historia më e çmendur e afatit kalimtar: Blejtën një sulmues 18 milionë euro, e shitën menjëherë për 25 milionë, por e mbajtën deri në verë

Një nga historitë më të çmendura të ditës së fundit të afatit kalimtar vjen nga Anglia, ku Brighton nënshkroi sulmuesin grek Stefanos Tzimas për 25 milionë euro.

Reprezentuesi i ri grek fillimisht u soll nga Nuremberg për 18 milionë euro, sa ishte shuma që duhej t’i paguanin PAOK-ut për të blerë kartonin e tij dhe më pas e shitën në Angli vetëm disa orë më vonë.

Nuremberg bëri kështu një blerje rekord për një klub në divizionin e dytë gjerman dhe menjëherë e rishiti atë në Angli për shtatë milionë më shumë.

 

Interesant është fakti se Tzimas do të qëndrojë në huazim në klubin e divizionit të dytë gjerman deri në fund të sezonit, pasi ka bërë një nga marrëveshjet më të mira në këtë afat kalimtar.

“Jam shumë i lumtur që ëndrra ime për të luajtur në Ligën Premier do të realizohet këtë verë. Dua të falënderoj Nurnberg për mundësinë që më kanë dhënë dhe besimin që kanë treguar tek unë”, ka thënë Tzimas.

 

“Ne kemi thënë tashmë se ai ishte një lojtar i mirë, por nuk mund ta dinim se do të ishte kaq i mirë”, pranon drejtori sportiv i Nurnberg, Olaf Rebbe.

Këtë sezon, Tzimas ka shënuar dhjetë gola dhe ka shtuar dy asistime në 18 ndeshje të luajtura për Nurnberg. /Telegrafi/

Exit mobile version