Site icon Telegrafi

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Gazmir Raci, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, kanë vizituar klubin e xhudos “Ippon” në Pejë, ku janë pritur nga legjenda e sportit shqiptar, trajneri Driton Toni Kuka.

Gjatë vizitës, Rraci ndau emocionet e tij në një postim në Facebook, duke përshkruar momentin kur Kuka ndau një histori prekëse që lidhej me babain e ndjerë të Rracit, Salihin.

“Toni ndau me ne një histori prekëse që lidhej me babain tim të ndjerë, Salihin. Në vitin 1990, babai im ishte bërë shkak që Toni të kthehej nga Belgjika në Kosovë”.

‘Po mos të ishte ai rast, ndoshta do të kisha mbetur për të jetuar përgjithmonë atje,’ ka deklaruar Toni Kuka gjatë takimit me Racin.

Rraci shprehu mirënjohjen për rrëfimin emocional dhe vlerësoi punën e jashtëzakonshme të trajnerit Kuka, i cili ka sjellë pesë medalje olimpike në Kosovë dhe ka prekur miliona zemra shqiptare.

Kryeministri Kurti dhe Rraci u takuan me sportistët e klubit dhe përgëzuan trajnerin Kuka për sukseset e tij të jashtëzakonshme në promovimin e Kosovës përmes sportit.

Vizita u zhvillua në kuadër të fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, duke shënuar një moment të veçantë lidhjeje midis politikës dhe sportit si faktorë të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës.

Exit mobile version