Site icon Telegrafi

Histori interesante: Invalidja e cila fitoi zemrën e Princit Harry, tregon se si e bindi për të bërë maratonë bamirëse për veteranët e plagosur (Foto)

Ish-detarja Kirstie Ennis, e cila kishte fituar zemrën e Princit Harry ka treguar së fundmi gjatë një interviste për revistën “ESPN”, se çfarë kishte biseduar me Princin Harry, dhe si e kishte fituar zemrën e beqarit më të famshëm të botës.

Kirstie Ennis, 26 vjeçare tregoi se me Princin ishte takuar në një event bemires në vitin 2015, ku më pas kishin dakorduar të dy së bashku për një vrapim 1000 milje në Angli për veteranët e plagosur, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Princ Harry ka treguar se çfarë e detyruan të bënte në varrimin e së ëmës, Dianës (Foto)

Ennis kishte humbur këmbën e saj pak vite më pare në një përplasje me helikopter, përderisa ishte duke shërbyer si ushtarake ne Afganistan dhe kishte thënë në një intervistë për “ESPN”, se gjatë ecjes shoku i saj i ri kishte bërë një ankesë disi të habitshme.

Kirstie Ennis dhe Priinci Harry

“Princi Harry më tha që ishte lënduar në gjunj, dhe unë shkova ta shoh Kjo ishte vërtetë e bukur?”, tha Ennis, e cila dukej komplet e zhveshur në kopertinën e revistës.

Lexo po ashtu Princi Harry vrapon që t'iu dal në ndihmë fëmijëve të pastrehë (Foto)

Menjëherë pas përfundimit të udhëtimit 72 ditor, ajo filloi të xhelozohej nga shumë femra të botës, për shkak të një fotografie, ku shfaqej duke u përqafuar me princin Harry.

Kirstie Ennis u shfaq nudo në kopertinën e revistës “ESPN”

Princi Harry, një veteran që për 10 vite shërbeu dy herë në Afganistan, ishte atje së bashku me Ennis.

Kjo e fundit kishte fituar zemrën e tij për shkak të çiltërsisë dhe mënyrës se si i kishte pranuar sfidat e jetës, duke i rekomanduar Harryt që të bënte të njëjtën gjë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Princin Harry

Ennis dhe Princi Harry kanë mbetur të afërt që nga koha kur kaluan së bashku edhe në nëntor të vitit 2015. /Telegrafi/

Kirstie Ennis

 

Kirstie Ennis dhe Princi Harry
Exit mobile version