Site icon Telegrafi

Hisen Berisha: Elektorati nuk e votoi Vetëvendosjen për ta bërë ministër Blerim Rekën

Ish-kandidati për deputet nga lista e PDK-së, Hisen Berisha ka kritikuar Kurtin në përzgjedhjen e ministrave të Vetëvendosjes.

Berisha, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se Isa Mustafa kur kishte bërë koalicion me PDK-në duke prishur VLAN-in në vitin 2014 kishte zhveshur shumë liderë politikë në Kosovë.

Ai thotë se Mustafa edhe tash është gati ta “zhvesh” edhe partnerin e tanishëm të koalicionit të pretenduar.

“Isa Mustafa është akademik në shkencë por ai është akademikë edhe në politikë dhe i njeh mirë kalkulimet’.

Berisha ka thënë se Vetëvendosje gaboi edhe me vendosjen e emrave të ministrave pasi sipas tij qeverinë e prodhojnë zgjedhjet dhe votuesit.

Lexo po ashtu Zeka: LDK nuk ka kërkuar asgjë më shumë se dorëheqjen e Glauk Konjufcës dhe kthimin në pikën e marrëveshjes 

“Votuesit nuk e kanë votuar Vetëvendosjen që të kenë Ministër të Jashtëm, Blerim Rekën. Kjo dukuri tregon frymën e kapjes në parti, kur lideri vendos për gjithçka”.

Lexo po ashtu Geci: Kur Vetëvendosje ta kuptojë se Amerika është e dërguara e Zotit bëhet koalicioni me LDK-në

Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare thotë se tendenca e Ramës dhe tash edhe e Kurtit që duke marrë kuadro shqiptare nga shtetet tjera të pretendojnë se po bëjnë bashkimin kombëtarë të shqiptarëve është e gabuar./Telegrafi/

Exit mobile version