Site icon Telegrafi

I hiqet tumori gjigant që ia kishte përfshirë tërë fytyrën: Lufta pesëvjeçare për fytyrë normale! (Foto, +16)

Mike Koech nga Kenia, i është nënshtruar disa operacioneve, për t’ia hequr tumorin që i kishte përfshirë tërë fytyrën.

Tumori gjigant që vazhdonte të rritej, ia kishte mbyllur njërin sy, ndërsa kishte ndryshuar vendin e hundës dhe gojës së 36-vjeçarit, transmeton Telegrafi.

Po të mos operohej, masa do vazhdonte të zgjerohej, fytyra do t’i deformohej, ndërsa rrezikonte të vdiste.

Për shkak të gjendjes së rëndë, mjekët në Keni nuk pranonin të ndërhynin. Por, këtë e bëri një kirurg në Spanjë.

“Gjendja tij ishte e tmerrshme dhe çdo ndërhyrje, sado e dështuar, do t’ia lehtësonte situatën”, ka thënë Pedro Cavadas, që ka qenë në krye të ekipit të operimit.

Tani, pas disa operimeve që i janë bërë prej vitit 2011 e deri në tetor të këtij viti, ai duket krejt ndryshe.

“Ne e bëmë një pakt: nëse ai vdes gjatë operimit, unë do të kujdesem për familjen e tij. Po bëhen pesë vite që jemi së bashku, andaj e kam shok e jo pacient”, ka shtuar kirurgu Cavadas.

Megjithëse nuk ka pasur mundësi t’i shpëtohet njëri sy, tumori i është hequr dhe ka ndaluar së rrituri. /Telegrafi/

Exit mobile version