Telegrafi

Hiqet sheshi “Adem Jashari” në veri të Mitrovicës (Foto)

Banorët shqiptarë kanë larguar sot objektin që simbolizon Sheshin “Adem Jashari”, në veri të Mitrovicës.

Ata kanë larguar një bazament të betonit me një diametër prej 1.5 metra që ndodhej në udhëkryqin kryesor në lagjen e boshnjakëve, transmeton Kosovapress.

Ndryshe, ky shesh ishte vendosur në korrik të vitit 2014 nga vetë banorët e këtushëm, në shenjë sensibilizimi për institucionet kundër veprimit të serbëve për vendosjen e statujës së “Car Lazar” në veri të Mitrovicës.