Me kërkesë të shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqirit, me gjithë kundërshtimet e deputetëve të VV-së, Kuvendi ka hequr nga rendi i ditës debatin parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga nëntë deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Për heqjen e rendit të ditës kanë votuar 61 deputetë, 13 kundër dhe tetë kanë abstenuar.