Masat e jashtëzakonshme dhe rekomandimet për zvogëlimin e ndotjes së ajrit prej sot nuk vlejnë. Ato u aktivizuan më 8 janar për shkak të koncentrimeve të rritura të grimcave PM10 në ajër.
Vendimin për heqjen e masave kundër ndotjes së ajrit e kumtoi dje Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Bashkia e Shkupit, sepse koncentrimet e mesditës të PM10 (200 pm/m3) kanë qenë nën kufirin e lejuar, gjegjësisht vetëm një stacion matës ka treguar ndotje më të madhe nga pragu i lejuar i materive ndotëse në ajër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërprerja e masave të jashtëzakonshme do të thotë se prej sot hiqet edhe transporti falas në autobusët e transportit publik të qytetit, i cili paguhet sipas tarifës ekzistuese.
Masat e jashtëzakonshme dhe rekomandimet Bashkia e Shkupit i vendosi pas kumtesës së marrë nga MMJPH se pragu i alarmimit të PM10 (200PM/m3) për dy ditë radhazi është tejkaluar në dy stacione të matjes – Rektorat dhe Lisiçe./Telegrafi/