McLaren P1 është një veturë e jashtëzakonshme, dhe tani, e tëra në Lego.
Hipervetura ikonë hibride është përjetësuar zyrtarisht si një model Lego Technic 8 dhe duket fantastik.
Megjithatë, një detaj i tillë nuk është i lirë në botën e Legos.
Bëhet e ditur se ajo kushton 449 dollarë, përcjell Telegrafi.
Për atë çmim, ju merrni 3,893 copë që bashkohen në një renditje specifike.
Dizajnerët Lego punuan me McLaren për të marrë të gjitha detajet, duke përfshirë një nuancë të përshtatshme të verdhë.
Por, thuhet se nuk ishte e lehtë për t’i futur të gjitha këto veçori dhe elemente funksionale P1 në një krijim Lego në shkallë të vogël.
“Ne donim t’i kapnim këto detaje në mënyrën më të mirë të mundshme me modelin tonë Lego Technic dhe nuk donim të bënim kompromis në asnjë mënyrë”, tha Kasper Rene Hansen, dizajner në Lego Group.
“Prandaj, ne kemi punuar në variacione të shumta për të testuar dizajne të ndryshme. Ne u përballëm gjithashtu me një sfidë të madhe me dyert ikonike, sepse ato kishin nevojë për një mekanizëm të ri për të qëndruar hapur. Ishte një përvojë e mrekullueshme të rikrijosh McLaren P1”, shtoi ai.
Ndryshe, P1 është pjesë e serisë Lego Technic Ultimate Car Concept Series, dhe i bashkohet hiperveturave të tjera të njohura si Bugatti Chiron, Lamborghini Sian dhe Ferrari Daytona SP3. /Telegrafi/