Site icon Telegrafi

Himzi Zekaj, i vetmi në Kosovë që ka punuar sharki dhe çifteli elektrike (Video)

Ideja se ekziston kitara, violina dhe shumë instrumente tjera elektrike ka shty këtë të ri të beje modifikim te instrumenteve tradicionale shqiptare.

Himzi Zekaj nga fshati Jabllanicë i Komunës së Pejës është i vetmi në Kosovë që ka punuar sharki dhe çifteli elektrike.

Ai ka thënë se sharkinë e parë elektrike që ai e ka punuar e mban si pasuri të tij.

Kjo frymë e re është pëlqyer mjaftë nga adhuruesit e këtyre instrumenteve.

Mjeshtëria e punimit të veglave muzikore përbën një zeje të veçantë, në rrafshin e Dukagjinit.

Dashuri ndaj këtij instrumenti kishte qysh në fëmijëri por filloj ta punoj kur kishte 14 vjet

Ka filluar me mjete primitive dhe ende vazhdon t’i përdor ato sepse sipas tij këto e ruajnë tingullin ndërsa ndërhyrja e teknologjisë në to e bënë që tingulli të jetë më i butë.

Zekaj ka thënë se historia e popullit tonë është ruajtur nëpërmjet këtyre instrumenteve dhe punimi i tyre është nder për të.

Çiftelia është një instrument tipik shqiptar dhe është e ndërtuar nga druri. Ka vetëm dy tela prej nga edhe e ka marrë emrin “Çift” dhe “Tela” d.m.th. dy tela çift.

Ai ka thënë se punimi i saj merr mjaftë kohe dhe nevojitet përkushtim i madh

E veçantë tjetër e punës së tij është se ka arritur që në instrumentin e çiftelisë të bëjë akordimin e notave me anë të disa formulave që është një mundësi më e mirë për fillestarët që duan ta mësojnë interpretimin me të.

Për të sprovuar vetën ai ka punuar edhe me violinë dhe sipas tij kur një mjeshtër arrin të punoj një violinë kjo është e arritura e tij më e lartë.

Por përkundër kësaj instrumenti i tij i preferuar që e punon me shumë dëshirë mbetet çiftelia.

Himzi Zekaj ka thënë që nuk mendon të ndaloj së punuari këto që ai i quan pasuri të rralla të kulturës sonë sepse me anë të tyre identifikohet me madhështi trashëgimia dhe e sotmja e kulturës tradicionale shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version