Triumfi i Laura Fazliut në Kampionatin Evropian të xhudos U-21 në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës, ku e mori medaljen e artë, bëri që himni i Kosovës të intonohej me tekst.
Nga ky aktivitet e ka përcjellë drejtpërdrejt në profilin e tij në Facebook, trajneri i xhudos, Driton Kuka.
“Në BeH himni intonohet, edhe me tekst bile”, ka shkruar trajneri i sukseseve të mëdha në publikimin e tij në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Laura është xhudistja e radhës, e cila ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane për të vazhduar me sukseset e jashtëzakonshme të përfaqësuesve të këtij sporti.
Javë më parë, Majlinda Kelmendi triumfoi në Lojërat e dyta Evropiane të mbajtur në Minsk të Bjellorusisë, ku po ashtu ishte intonuar himni, por jo me tekst. /Telegrafi/