Telegrafi

Himni kombëtar bashkoi të gjithë në Zyrih të Zvicrës në miqësoren vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës  

Të martën në mbrëmje Kombëtarja e Shqipërisë dhe Përfaqësuesja e Kosovës e përballën në një ndeshje miqësore në Zyrih të Zvicrës.

Takimi miqësor në fushë në fund u fitua nga skuadra e Bernard Challandes me rezultat 3-0.

Por, në tribuna të gjithë ishin fitues pasi atmosfera ishte e madhe, posaçërisht në momentin e himnit kombëtar shqiptar.

Foto arkiv nga ndeshja Kosovë-Shqipëri në Prishtinë

Lojtarët e të dy ekipeve dhe gjithë tifozët kënduan me zemër një zëri himnin.

Të pranishëm në stadium ishin rreth 20 mijë tifozë, të cilët për asnjë moment nuk lejuan që rezultati në fushë të ndikojë në raportet mes tyre.

Nuk duhet harruar, në fund të fundit jemi NJË. /Telegrafi/