Site icon Telegrafi

Hillary Clinton shkëlqen në rolin e modeles, duke promovuar këpucët e Katy Perryt (Foto)

Ish-sekretarja e shtetit amerikan Hillary Clinton, së fundmi është vendosur në qëndër të mediave, por jo rreth temave politike.

Kësaj radhe Hillary tërhoqi vëmendjen e mediave rozë, për shkak të një fotografie të publikuar së fundmi nga këngëtarja Katy Perry në Instagram.

Në fotografi, Clinton shfaqej e veshur me një palë pantallona dhe këmishë elegante, gjersa këpucët që kishte veshur ishin të dizejnuara nga Perry me emrin ‘The Hillary’.

Lexo po ashtu Koleksioni i ri i Katy Perryt përfshin edhe një palë këpucë të emëruara sipas Hillary Clintonit (Foto)

Këngëtarja e famshme Katy Perry e lumtur për këtë fakt, ka publikuar këtë fotografi të ish-sekretares amerikane ku shfaqet duke pozuar si modele me këpucët e saj, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë shkruan: “O Zot, e dua aq shumë”.

Hillary në një lloj forme i ka kthyer favorin këngëtares Perry, e cila e kishte mbështetur atë fuqishëm në fushatën zgjedhore vitin që shkoi. /Telegrafi/

Këpuca e dizajnuar enkas për Hillary Clinton nga marka e Katy Perryt.
Exit mobile version