Telegrafi

Hilary Duff fotografohet me maskë duke bërë blerje në një market në Los Angeles

Aktorja e famshme amerikane, Hilary Duff, është duke zbatuar akoma masat ndaj COVID-19.

32-vjeçarja dukej e mahnitshme gjersa ishte në ‘Whole Foods Market’ në Los Angeles të martën në mëngjes.

Ylli i “The Lizzie McGuire” kishte vendosur një maskë bardh e zi në fytyrë, ndërsa po mbante gjërat që kishte blerë.

Hilary Duff (Foto: The Image Direct.com)

Ajo zgjodhi një triko gri të ‘Champions’ dhe një palë xhinse blu, të cilat i kishte kombinuar me një palë atlete të verdha.

Lexo po ashtu Para dhe pas 20 vitesh – 18 fotografitë e të famshmëve që tregojnë ndryshimin e tyre drastik

Biondja u shfaq tërësisht natyrale ndonëse arriti të jetë në qendër të vëmendjes me stilin e saj të veçantë.

Hilary Duff (Foto: The Image Direct.com)

Ndërkohë, Duff javën e kaluar është bashkuar me kolegët e saj të “Cheaper By The Dozen” për një kauzë bamirësie.

Asaj iu bashkuan edhe: Bonnie Hunt, Piper Perabo, Kevin G. Schmidt, Alyson Stoner, Jacob Smith, Morgan York, Shane and Brent Kinsman, Forrest Landis dhe Blake Woodruff nga komedia e lartpërmendur. /Telegrafi/

Hilary Duff (Foto: Instagram)