Site icon Telegrafi

‘Hija’ e Messit përndjek lojtarët e Barcelonës, merret vendimi për fanellën me numër 10 të yllit argjentinas

Barcelona ka publikuar numrat e fanellave për sezonin e sapofilluar.

Nga lista shohim që fanella me numrin 10, i lënë i lirë nga Lionel Messi dhe që nuk i është dhënë askujt nga lojtarët aktual.

Lexo po ashtu Barcelona tashmë ka vendosur se kujt do t'i takojë numri 10-të në fanellë

Memphis Depay ka qëndruar te numri 9 dhe fanella e 34-vjeçarit ka mbetur e lirë.

Ndërkohë Miralem Pjanic, i cili ka qenë jashtë planeve të skuadrës gjatë gjithë sezonit të kaluar dhe që tani i është dhënë fanella me numrin 8.

Lexo po ashtu Liverpooli nuk ka hequr dorë nga Coutinho, tenton në ditët e fundit rikthimin e brazilianit

E ardhmja e boshnjakut mbetet e pasigurt, por katalanasit e kanë përfshirë në listën e fanellave 2021/22.

Ronald Koeman ka bërë të ditur se Pjanic do të largohet në këto ditët e fundit të afatit kalimtar, mirëpo ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare për të. /Telegrafi/

Exit mobile version