Një kirurg ortopedik pretendon se sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain është duke u përballur me një lëndim në dorë, ku pritet të operohet dhe të mungojë 2-3 javë dhe kështu pritet të humb derbin e javës në Serie A ndaj Napolit dhe atë të një jave më vonë ndaj Interit.
Mediat italiane raportojnë se Higuain do të humbasë ndeshjen e Serie A ndaj Napolit të premten mbrëma për shkak të operacionit në dorë.
Sipas mediumit Sky Sport Italia, argjentinasi do të ketë një operacion në dorën e tij të majtë në orët e ardhshme dhe rrjedhimisht do të jetë i padisponueshëm për udhëtimin e Zonjë së Vjetër në Napoli.
Sulmuesi argjentinas në fund të sezonit 2015/16 u largua nga Napoli për Juventusin për një shifër rekord prej 90 milionë eurosh dhe shënoi në rikthimin e tij në San Paolo sezonin e kaluar, por tani pritet të mungoj ndaj ish-skuadrës.
Kirurgu ortopedik, Matteo Vitali paralajmëroi se sulmuesi mund të humbasë edhe ndeshjen e ngjashme të Bianconerëve me Interin në fillim të muajit të ardhshëm.
“Koha e rimëkëmbjes do të jenë rreth 2-3 javë”, ka thënë fillimisht doktori për Premium Sport.
“A mund të shmanget operacioni? Dhimbja ndikon në performancën dhe një rënie në thyerje mund ta kthejë këtë lëndim në diçka edhe më serioze”.
“Qëndrimi i ruajtjes së lojtarit, besoj, është diktuar nga këto vlerësime”, përfundoi kirurgu ortoped Vitali. /Telegrafi/