Telegrafi

Higuan hesht kritikët duke ia siguruar fitoren Inter Miamit me një supergol nga goditja e dënimit

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain ka gjetur golin e parë me Inter Miamin në Mayor League Soccer.

Higuain u transferuar gjatë verës te Inter Miami pas prishjes konsensuale të kontratës me Juventusin.

Megjithatë, fillimi i tij me klubin nën pronësi të David Beckham nuk ishte më i mirë dhe Higuain u kritikua për formën e tij.

Lexo po ashtu Debutim për t’u harruar: Makthi i Higuan në ndeshjen e parë në MLS, humb penalltinë dhe përleshet me lojtarët kundërshtarë

Por, tani ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Chelseat ka heshtur kritikët me golin e tij të parë te Inter Miami.

Argjentinasi shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 81-të të ndeshjes.

Ky gol ia siguroi fitoren Inter Miamit ndaj New York Red Bulls me rezultat 2-1. /Telegrafi/