Telegrafi

Higuain: Te Juve kam ardhur për Ligën e Kampionëve

Getty Images

Gonzalo Higuain e ka përshkruar Ligën e Kampionëve si një ëndërr që Juventusi dëshiron ta shndërrojë në realitet, por njëherësh Zonja e Vjetër nuk duhet ta lë prapa garën për Scudetto dhe Kupën e Italisë.

Argjentinasi kaloi te Bianconerët në verën e kaluar nga Napoli për 90 milionë euro dhe tashmë dëshiron që menjëherë të fitojë trofe.

“Kur Juve më bleu duke paguar klauzolën, mu desh të merrja një vendim të vështirë. I kam shpjeguar arsyet e mia disa herë dhe jam i lumtur me vendimin që kam marrë. Duke zgjedhur një ekip të suksesshëm, erdha këtu që të ndihmoj për të vazhduar me fitore”.

Lexo po ashtu Mësohet domethënia e numrit 71 që tifozët e Napolit ia dedikuan Higuainit

“A mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve? Shpresoj, prandaj kam ardhur këtu. Njëherësh jemi duke luftuar për Scudetton e gjashtë radhazi dhe Kupën e Italisë, që mbesin objektiva të rëndësishëm”.

“Fitimi i gjashtë titujve radhazi do të ishte rekord, si edhe trofeu i tretë i Kupës së Italisë. Natyrisht, Liga e Kampionëve është një ëndërr që duam ta shndërrojmë në realitet, por nuk mund t’i lëmë anash dy të tjerat”, ka deklaruar Higuain.

Juventusi luan kundër Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/