Telegrafi

Higuain do ta respektojë kontratën me Juven deri në fund

Gonzalo Higuain (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Babai i Gonzalo Higuainit ka thënë se sulmuesi do t’i respektojë muajt e mbetur në kontratën e tij me Juventusin.

Tuttosport ka raportuar mëngjesin e të hënës se argjentinasi është i shqetësuar për nënën e tij (që vuan nga kanceri) prej se ka shpërthyer pandemia COVID-19 dhe planifikon të qëndrojë në Argjentinë dhe të kthehet tek ish-klubi, River Plate.

Mirëpo, menjëherë ka ardhur reagimi i Jorge, babait të futbollistit, i cili ka thënë për LM Nequen: “Gjithçka që është thënë për Gonzalon, nuk është e vërtetë”.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Mund t’jua them një gjë: Gonzalo do të qëndrojë te Juventusi, sepse akoma ka edhe një vit e gjysmë në kontratën e tij dhe do ta respektojë atë. Do ta përfundojë kontratën e tanishme”.

Lexo po ashtu "Ndaloni së foluri për Gonzalon, nëna jonë po lufton me kancerin" - vëllai i Higuainit kërkon privatësi

“Brenda 18 muajve të ardhshëm, Gonzalo do të vendosë se çfarë do të bëjë, sepse do të jetë drejtues i fatit të tij”, ka shtuar babai i Higuain. /Telegrafi/