Telegrafi

Higuain: Si unë ashtu edhe Dybala jemi të paguar për të shënuar gola

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka folur para ndeshjes ndaj Portos në Ligën e Kampionëve për Paulo Dybalan.

Argjentinasi ka përgënjeshtruar fjalët se ka probleme me bashkëvendësin e tij dhe se te dytë janë aty për të shënuar gola.

“Ndonjëherë ai ka dëshirë të gjuaj në portë dhe për mua kjo nuk është problem”.

“Jemi të paguar për të shënuar gola”, ka thënë Higuain.

Pipita ka shënuar 19 gola këtë sezon në Serie A, kurse Dybala shtatë. /Telegrafi/