Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain, flitet se ka refuzuar ofertën kineze për 50 milionë euro në vit nga klubi Hebei China Fortune.
Golashënuesi më i mirë i sezonit të shkuar në Serie A nuk është i interesuar të largohet nga Evropa.
Arsenali besohet se ka bërë ofertë për të prej 65 milionë euro dhe kartonin e Olivier Giroud, por Corriere dello Sport beson që napoletanët kërkojnë pagimin e klauzolës prej 94 milionë eurove.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Hebei China Fortune, në gjirin e saj ka Gervinhon, Ezequiel Lavezzin dhe Roy Carrollin. /Telegrafi/