Gonzalo Higuain ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm në karrierën e tij.
Sulmuesi aktual i Chelseat, ka vendosur që të tërhiqet nga Kombëtarja e Argjentinës.
31-vjeçari ka befasuar të gjithë opinionin futbolldashës me vendimin e tij për tu tërhequr nga Kombëtarja.
Ka qenë vetë lojtari që ka konfirmuar se cikli i tij te Argjentina ka përfunduar, ku do t’i përkushtohet më shumë familjes.
“Cikli im tek Argjentina ka përfunduar. Dua të kalojë sa më shumë kohë me familjen time”, ka deklaruar Higuain.
Ish-anëtari i Real Madrid, Napolit, Juventusit e Milanit ka luajtur 75 ndeshje me Argjentinën ku ka shënuar 31 gola. /Telegrafi/