Pas fitores 1-2 ndaj Interit, Gonzalo Higuain ka thënë se Juventusi ka treguar karakter dhe vendosmëri.
Sulmuesi argjentinas u inkuadrua nga banka rezervë dhe shënoi golin e fitores, derisa në ndeshje shënuan edhe Paulo Dybala dhe Lautaro Martinez.
“Ishte një ndeshje e madhe nga Juventusit. Interi ishte një skuadër solide në këtë fillim sezon dhe kanë fituar gjashtë nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara”, ka thënë El Pipita pas ndeshjes.
Higuain ka thënë se ai ka pritur të startojë në këtë takim, por Maurizio Sarri vendosi të luante nga fillimi me Dybalan dhe Federicio Bernardeschin.
“Trajneri i merr vendimet, Paulo ka luajtur në mënyrë fantastike, kështu ishte e kuptueshme. E gjitha çfarë mund të bëjë është ta ndihmojë skuadrën dhe fatmirësisht ajo ndodhi”.
Zonja e Vjetër është bërë lider i Serie A me 18 pikë, derisa ende nuk ka pësuar humbje, por që ka një barazim. /Telegrafi/