Telegrafi

Higuain nuk luan në derbi nga fillimi?

Raportimet e fundit që vijnë nga kampi i Juventusit, thuhet se Gonzalo Higuain nuk do të luajë me Torinon dhe do të provohet formacionin 4-4-1-1.

Bianconerët do të luajnë me rivalët e qytetit në Derby della Mole, ndërsa një fitore do tua sillte Scudetton.

Max Allegri e ka konfirmuar Neton  në vend të Gianluigi Buffon në portë, por sipas Sky do të ketë edhe tjera ndryshime.

Higuain mund të lihet në pushim pasi ka zhvilluar shumë ndeshje, e në vend të tij të luajë në sulm Mario Mandzukic.

Formacioni pritet të jetë 4-4-1-1, me Juan Cuadrado dhe Stefano Sturaro në krahë e Paulo Dybala si mesfushor ofensivë. /Telegrafi/