Site icon Telegrafi

Higuain mungon ndaj Atalantas, Allegri ka 19 lojtarë të gatshëm

Federico Bernardeschi (Getty Images)

Juventusi ka bërë publike skuadrën për ndeshjen ndaj Atalantas në kuadër të Kupës së Italisë që zhvillohet të mërkurën.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 17:30, ndërsa Bianconerët ndeshjen e parë si mysafir e kishin fituar 1-0.

Max Allegri duhet të bëjë pa Gonzalo Higuainin, Juan Cuadradon, Federico Bernardeschin dhe Mattia De Sciglion.

Që të gjithë mungojnë shkaku i lëndimeve.

Të dy skuadrat duhet të ishin përballë në fundjavë në kuadër të Serie A, por bora e madhe bëri që ndeshja të shtyhet.

Ajo pritet të zhvillohet në muajin mars.

Në anën tjetër Allegri sot ka thënë se Dybala mund të startojë nga minuta e parë, ndërsa edhe Marchisio dhe Matuidi mund të kenë minuta. /Telegrafi/


Skuadra e Juventusit: Buffon, Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Marchisio, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Pinsoglio, Mandzukic, Hoëedes, Asamoah, Szczesny, Rugani, Lichtsteiner, Sturaro.

Exit mobile version