Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka thënë se mund t’i bëjë keq Barcelonës.
Bianconerët kanë fituar ndeshjen e parë 3-0, por që në ndeshjen e dytë e pret një atmosferë e zjarrtë në Camp Nou.
“Nuk e di se a do të jetë e vështirë, por lojtarët tanë mendojnë se mund të udhëtojmë atje dhe ta zhvillojmë lojën tonë, që e bëmë në Torino”.
“Ata e kanë treguar në të kaluarën se mund t’i rikthejnë rezultatet, të bëjnë mrekulli, por ne e dimë këtë dhe do të jemi të kujdesshëm”.
“Shpresojmë që të bëjmë raste për gol, pasi ne e dimë që mund tu bëjmë dëm atyre”, ka thënë Higuain. /Telegrafi/