Telegrafi

Higuain mund të bëjë histori për Milanin në Derby della Madonnina

Gonzalo Higuain mund të bëhet argjentinasi i parë që do shënonte për Milanin në Derby della Madonnina ndaj Interit.

Milani dhe Interi do të ndeshen mes vete sot (e diel) me fillim nga ora 20:45 në ndeshjen që do të zhvillohet në Giuseppe Meazza.

Kjo ndeshje derbi vjen në kuadër të javës së dhjetë në Serie A dhe të dyja skuadrat kanë pretendime për fitore.

Lexo po ashtu Inter-Milan: Formacionet e mundshme, Spalletti i beson Politanos

Sidoqoftë, në të gjithë 168 ndeshjet derbi të dy skuadrave rivale lokale, një statistikë është interesante për futbollistët e Milanit.

Higuain mund të bëhet argjentinasi i parë që shënon për Milanin në Derby della Madonnina (Foto: AC Milan/Twitter)

Në Derby della Madonnina, asnjë lojtar argjentinas nuk ka arritur ta gjej rrjetën me fanellën kuqezi.

Interi sigurisht që nuk ka problem në këtë aspekt, pasi kapiteni Mauro Icardi shënoi një het-trik ndaj Milanit në sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu Zamorano: Icardi më i mirë se Higuain

Të vetmit dy lojtarë të Milanit që arritën të shënonin në Madonnina ishin Ernesto Cucchiaroni dhe Ernesto Grillo, por në një takim të Coppa Italia në qershor të 1958.

Higuain është i etur për ta thyer këtë tabu, sidomos pasi ai ka një rekord shumë të mirë kundër Interit, duke shënuar gjashtë gola në 11 takime ndaj tyre. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Derby della Madonnina thyen rekordin e tifozëve, Interit fiton mbi 5 milionë euro