Gonzalo Higuain mund të bëhet argjentinasi i parë që do shënonte për Milanin në Derby della Madonnina ndaj Interit.
Milani dhe Interi do të ndeshen mes vete sot (e diel) me fillim nga ora 20:45 në ndeshjen që do të zhvillohet në Giuseppe Meazza.
Kjo ndeshje derbi vjen në kuadër të javës së dhjetë në Serie A dhe të dyja skuadrat kanë pretendime për fitore.
Sidoqoftë, në të gjithë 168 ndeshjet derbi të dy skuadrave rivale lokale, një statistikë është interesante për futbollistët e Milanit.
Në Derby della Madonnina, asnjë lojtar argjentinas nuk ka arritur ta gjej rrjetën me fanellën kuqezi.
Interi sigurisht që nuk ka problem në këtë aspekt, pasi kapiteni Mauro Icardi shënoi një het-trik ndaj Milanit në sezonin e kaluar.
Të vetmit dy lojtarë të Milanit që arritën të shënonin në Madonnina ishin Ernesto Cucchiaroni dhe Ernesto Grillo, por në një takim të Coppa Italia në qershor të 1958.
Higuain është i etur për ta thyer këtë tabu, sidomos pasi ai ka një rekord shumë të mirë kundër Interit, duke shënuar gjashtë gola në 11 takime ndaj tyre. /Telegrafi/